Çfarë është direktiva për produkte të lidhura me energjinë (ErP)?

Direktiva 2009/125/EC e Parlamentit Evropian krijon një kornizë për përcaktimin e kërkesave të Komunitetit për ekodizajnin e produkteve, të lidhura me konsumimin e energjisë. Ajo kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm duke përmirësuar efikasitetin energjetik dhe nivelin e mbrojtjes mjedisore, ndërkohë që përmirëson sigurinë e furnizimit me energji.

Çfarë do të thotë kjo?

Ky është një program, i prezantuar nga Bashkimi Evropian, si një mjet për të reduktuar konsumimin e energjisë dhe emetimet e karbonit për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike. Si mund të ndihmojë një dokument për të reduktuar ndikimet e ndryshimeve klimatike?

Kjo nuk është thjesht një dokument. Kjo është Dokumenti. Duke vendosur kërkesa minimale për efikasitetin energjetik, me këtë rregullore të gjitha pajisjet ngrohëse me efikasitet të ulët duhet të përjashtohen nga tregu, ndërkohë që pajisjet e tjera duhet të përmirësohen. Avancimi teknik i pajisjeve ngrohëse çon në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe, për këtë arsye, siguron nivele më të ulëta të konsumit të energjisë.

Për cilat produkte aplikohet rregullorja e re për ekodizajnin 2015/1188?

Që nga 1 janari 2018, Komisioni i BE-së ka vendosur kërkesat minimale për produktet e lidhura me energjinë me etiketim CE: • Ngrohës elektrik për panelet • Ngrohës elektrik për ujë • Ngrohës banjosh • Bojlerë • Pompë ngrohjeje me një prodhim të vlerësuar të ngrohjes < 400 kW • Ngrohës ujë me energji rinovueshëm (solar, pompa ngrohjeje)

Si do ta dijë konsumatori çfarë të zgjedhë?

Bashkë me direktivën për ekodizajnin, është miratuar një direktivë për etiketimin e pajisjeve të ngrohjes. Të gjithë ngrohësit e ujit, pompat e ngrohjes dhe bojlerët duhet të renditen nga A (efikasiteti më i lartë) në G (efikasiteti më i ulët). Pajisjet e tjera ngrohëse elektrike duhet të arrijnë klasën minimale të vlerësimit ErP për të përmbushur standardet e reja.

Çfarë ndodh me pajisjet ngrohëse elektrike?

Rregullorja për ekodizajnin bazohet në llogaritjen e Efikasitetit Sezonal të Energjisë (Ns) për çdo pajisje ngrohëse elektrike – konvektor, ngrohës panel, radiator, ngrohës rrezatues, ngrohës banjosh. Çdo lloj ngrohësi duhet të përmbushë kërkesën minimale, në varësi të llojit të instalimit të tij – të fixuar ose të lëvizshëm. Kërkesat janë Ns=36% për pajisjet e lëvizshme dhe Ns=38% për pajisjet e fixuara. Efikasiteti sezonale i energjisë llogaritet mbi dy kritere: • Nëse pajisja ka një termostat mekanik ose një termostat elektronik + një programues javor • Prania e funksioneve të avancuara si fillim adaptiv, kontroll nëpërmjet internetit, detektimi i dritareve të hapura. Duke grumbulluar të gjitha funksionet, arrin vlerën maksimale prej 40% Efikasiteti Sezonal i Energjisë.

Si përgjigjet TESY ndaj rregulloreve të reja?

Si një kompani inovative, TESY e mirëpret këtë ide.

Krahaso

Fshij të gjitha